Paundi bie në nivelin më të ulët në 2 vitet e fundit se Johnson “kërcënoi” me zgjedhje të përgjithshme

Paundi britanik ra në nivelin e tij më të ulët në dy vjet, pasi kryeministri Boris Johnson kërcënoi me zgjedhje të përgjithshme në tetor, duke shkaktuar frikë dhe kaos përsa i përket Brexit.

Monedha u ul me 0.62% ndaj dollarit amerikan në rreth 1.20 dollarë përpara një takimi vendimtar të Parlamentit këtë javë për të vendosur se si Britania e Madhe do largohet nga BE.

Nëse ligjvënësit britanikë votojnë për legjislacionin që synon të parandalojë që Britania e Madhe të largohet nga BE pa marrëveshje, Johnson tha se do të kërkojë zgjedhje të përgjithshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri tha se në “asnjë rrethanë” nuk do t’i kërkonte BE-së një vonesë, duke shtuar “ne po largohemi më 31 tetor, me ose pa marrëveshje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?