Paundi rritet pas humbjes së Johnson – Opozita dhe “rebelët” votojnë për shtyrjen e Brexit

Paundi britanik u rrit lehtë pasi Kryeministri Boris Johnson humbi votimin në parlament, ç’ka uli rrezikun e daljes pa marrëveshje më datë 31 Tetor.

Një aleancë e deputetëve të opozitës dhe 21 rebelëve konservatorë, mposhti qeverinë mbi një mocion, që detyron Boris Johnson që të vonojë Brexit me 3 muaj.

Johnson, që humbi mazhorancën në parlament ditën e Martë, u kundërpërgjigj duke bërë thirrje për zgjedhje të përgjithshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paundi u rimëkëmb kundër euros dhe dollarit, ndërkohë që u ulën pak shanset për daljen e Britanisë pa një marrëveshje tregtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Valuta ka humbur mbi 3% që kur Johnson mori pushtetin, ndërkohë që investitorët prisnin daljen pa marrëveshje ose zgjedhje të parakohëshme.

Kryeministri u kundërpërgjigj ndaj mposhtjes duke pushuar deputetët “rebelë” nga partia e tij Konservatore.

Paundi  u rrit me 0.4% në 1.2129 dollarë, duke treguar ditën e dytë të rritjeve.  Megjithatë,  rimëkëmbja e valutës mund të jetë afatshkurtër, ndërkohë që priten të dhëna zhgënjyese ekonomike më vonë gjatë Javës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?