Për herë të parë një grua në krye të administratës shtetërore
Në administratën shtetërore të Vatikanit, Papa Françesku ka emëruar për herë të parë një grua. Motër Raffaella Petrini është emëruar sekretare e përgjithshme e administratës, posti i dytë më i lartë në guvernatoriat. Motër Raffaella Petrini ka si detyrë mbikëqyrjen e muzeve të Vatikanit dhe shërbime të tjera shtetërore të tij, si zyrën e thesarit dhe pullave. Më parë, 52-vjeçarja nga Roma ishte pjesë e Kongregacionit për Ungjillizimin e Popujve dhe kryente punë misionare.
KOHA JONË SONDAZH

