Përdhunohet nga babai: Më ndëshkoi se sillesha jashtë rregullave të fesë
Një burrë 40-vjeçar u arrestua në Norvegji sepse përdhunoi të bijën, në të 20-at. Sipas tij, ajo po bëhej “tepër perëndimore” në mënyrën e jetesës. Burri dhe vajza janë të fesë islamike, me origjinë jashtë kontinentit evropian.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Fredrikstadit. Anette Sogn, avokatja e policisë tha se babai e përdhunoi vajzën pas një debati për shkak të mënyrës së sjelljes së saj, që atij i dukej e papranueshme.
“Babai ishte i inatosur sepse ajo nuk po ndiqte mënyrën e tij islamike të të jetuarit, sipas dëshmisë së vajzës.”
Pas dhunës, vajza doli me vrap nga shtëpia dhe hasi një postier, të cilit i rrëfeu çfarë kishte ndodhur, e më pas ai shkoi në polici.
Babai nuk i ka pranuar akuzat, duke u shprehur i tronditur pasi analizat e ADN-së vërtetuan akuzat e vajzës.
KOHA JONË SONDAZH

