Përdhunuan në grup shqiptaren për 10 vite/ Lirohen 5 të arrestuarit

Në 14 gushtin e vitit të kaluar policia italiane kreu disa arrestime në zonën e Corigliano-Rossano.

Prangosjet erdhën pas denoncimit të një gruaje shqiptare, e cila e akuzonte një grup meshkujsh për dhunim dhe përdhunim gjatë plot 10 viteve.

Por pas një viti nga denoncimi, Gjykata ka lënë të lirë 5 të arrestuarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gruaja u detyrua të prostituojë veten, t’i nënshtrohet marrëdhënieve seksuale në grup, si dhe praktikave të dhunshme seksuale. Asaj i kërkoheshin shuma të ndryshme parash, duke e kërcënuar me ndarjen e videove në rrjetet sociale”, raportojnë mediat përtej Adriatikut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gruaja, për shkak të dhunës së vazhdueshme kishte përfunduar dy herë në një spital në Romë, duke u justifikuar tek familjarët e saj se kishte një sëmundje që shkaktonte shenja të dukshme në trup.

Sidoqoftë për gjykatën Italiane këto fakte nuk ishin të mjaftueshme për të mbajtur në burg të dyshuarit, duke i lënë ata të lirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?