Përleshje në Katalonja/ 80 të plagosur, 33 të arrestuar gjatë natës
Bota E Enjte, 17 Tetor 2019 13:05
80 të plagosur, mes të cilëve 46 policë, është bilanci i përleshjeve të ndodhura në Katalonja gjatë natës së të mërkurës dhe të enjtes, më e dhunshmja që kur kanë filluar protestat për liderat e dënuar separatist.
Të arrestuar janë deri tani 33 persona.
Gjatë mëngjesit të sotëm demonstruesit kanë bllokuar shumë rrugë në të gjithë Katalonjën, përfshirë edhe autostradën që lidh vendin me Francën.

