Përmbyset anija me 14.000 dele

Një anije që mbante më shumë se 14.000 dele është përmbytur në brigjet e Rumanisë. Ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë kafshët.

Queen Hind u përmbys të dielën pas largimit nga porti i Midia, afër qytetit jug-lindor të Konstanța, në vijën bregdetare të Detit të Zi.

Të gjithë anëtarët e ekuipazhit, 22 shtetas sirianë, u shpëtuan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në operacionin për shpëtimin e deleve u përfshi policia, zjarrfikëset dhe roja bregdetare rumune.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të paktën 32 dele që u gjetën duke notuar pranë anijes me flamurin e Palau u shpëtuan dhe shumë prej kafshëve dyshohet se janë mbytur.

“Kemi shpëtuar një numër të vogël. Po notonin në det,”-tha për BBC, Ana-Maria Stoica, zëdhënëse për shërbimet e urgjencës në Konstana.

Ndërsa një anëtar i ekuipazhit u dërgua në spital me hipotermi.

“Ai ra në det, por u shpëtua shumë shpejt,”-tha Stoica, duke shtuar se pjesa tjetër e ekuipazhit ishte e sigurt në port.

Nuk dihet ende çfarë e shkaktoi përmbytjen anijes. Ndërsa do kryhet një hetim kur të përfundojë operacioni i shpëtimit të kafshëve.

Anija, e cila u largua nga Midia rreth orës lokale 12:00, po shkonte drejt qytetit portual Jeddah në Arabinë Saudite me ngarkesën e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?