Përplasen dy anije në detin Baltik
Dy anije mallrash janë përplasur ditën e sotme në detin Baltik, në brigjet e qytetit suedez të Ystad, sipas njoftimit të Administratës Detare Suedeze.
Jonas Franzen, kreu i komunikimeve në Administratën Detare Suedeze ka deklaruar për Deutsche Welle se ngjarja ka ndodhur në ujërat territoriale suedeze.
Është e paqartë se sa persona ishin në bordin e dy anijeve në momentin e përplasjes, por Franzen tha se ata besonin se një ekuipazh prej të paktën dy personash ka qënë në bordin e anijes së përmbysur.
Danezët dërguan një varkë dhe një helikopter shpëtimi nga ishulli Bornholm.
Njëra prej anijeve ishte 90 metra e gjatë dhe tjetra 55 metra, njoftoi agjencia suedeze TT, duke cituar zëdhënësin e rojes bregdetare suedeze.
Mediat raportojnë se përplasjet të tilla janë shumë të rralla në detin baltik.
KOHA JONË SONDAZH

