Përvjetori i demonstratës së “jelekverdhëve” në Paris, policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Policia e Parisit hodhi gaz lotsjellës në Paris për të larguar protestuesit në fundjavën e përvjetorit të vitit të parë të demonstratave antiqeveritarë, të njohura si lëvizja e “Jelekverdhëve”.

Përleshjet shpërthejnë mes demonstruesve dhe policisë pranë Porte de Champerret ndërsa protestuesit po përgatiteshin të marshonin nëpër qytet drejt Gare d’Austerlitz në jug të Parisit ndërsa policia gjithashtu ndërhyri për të parandaluar disa qindra demonstrues të pushtonin rrugën unazore të Parisit.

Policia e Parisit tha se 24 persona janë arrestuar që nga ora 9:50.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestat e “Jelekverdhëve” shpërthyen në mes të nëntorit 2018 fillimisht për rritjen e çmimit të karburantit dhe kostos së lartë të jetesës, por u frymëzuan në një lëvizje më të gjerë kundër Presidentit Emmanuel Macron dhe përpjekjes së tij për reforma ekonomike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protestat kanë humbur forcën gjatë muajve të fundit, duke shkuar nga dhjetëra mijëra pjesëmarrës në vetëm disa mijëra, por drejtuesit e saj kanë thirrur të ri-mobilizohen këtë të Shtunë, për të festuar përvjetorin e parë.

Në kulmin e tij në fund të vitit 20018, lëvizja u rrit deri në 300,000 njerëz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?