FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pesë të arrestuar për lidhje me shpërthimin në Institutin Kriminologjik në Bruksel

Pesë persona u arrestuan pas një zjarrvënie kriminale që kishte si objektiv qendrën kryesore shkencore të drejtësisë në Bruksel, duke shkaktuar një shpërthim me bombë dhe dëme materiale, por pa shënuar të plagosur, bëhet sot e ditur nga Prokuroria e Brukselit.

“Hipoteza e një akti të mundshëm terrorist nuk është konfirmuar ende. Është mëse e qartë se disa persona kanë patur si qëllim zhdukjen e disa provave inkriminuese në ngarkim të dosjeve të tyre gjyqësore. Shqyrtimi i provave është në proces dhe po hetohet në disa pista”, njoftoi Prokuroria e Brukselit në një deklaratë.

“Pesë persona u arrestuan në mjediset pranë INCC-së (Instituti Kombëtar i Kriminalistikës dhe Kriminologjisë) në Neder-Over-Hembeek, në periferi të Brukselit menjëherë pas shpërthimit”, referuar deklaratës së Prokurorisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndaj këtyre personave po zhvillohet një seancë dëgjimore për të përcaktuar shkallën e përfshirjes së tyre në këtë çështje”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?