Peshkatari britanik vendos rekord, kap peshkun që peshon 104 kilogramë
Një peshkatar britanik ka kapur një peshk jo të zakontë që peshon rreth 104 kilogramë dhe mendohet të jetë më i madhi në llojin e tij të kapur në Evropë.
“Mirror” shkruan se Robert Webb, 63 vjeç dhe me profesion dentist ndodhej me pushime në Spanjë, kur më 14 shtator kapi ‘përbindëshin’ në ujërat e lumit Segra, në Mequinenza.
Atij ju deshën 40 minuta për të tërhequr peshkun ‘mandarin catfish’, specie e rrallë e rracës albine.
“Nuk mund ta besoja madhësinë e tij. Jam i impresionuar”- tha Robert.
Më poshtë disa foto nga momenti i kapjes të peshkut madhështor.

KOHA JONË SONDAZH

