Peticion kundër Barrosos, 152 mijë veta: T’i hiqet pensioni i BE-së

Mbi 152.000 vetë kanë firmosur një peticion të stafit të BE-së kundër ish-presidentit të Komisionit Europian Jose Manuel Barroso. Dokumenti i është dorëzuar tre institucioneve kryesore të bllokut.

Aty kërkohet që Barroso të mos përfitojë më pensionin e BE-së për shkak të punësimit të tij tek banka “Goldman Sachs”.

Firmëtarët e peticionit e konsiderojnë si “moralisht të dënueshëm” afrimin e tij me Bankën Amerikane të Investimeve, ndërkohë që vazhdon të përfitojë nga të ardhurat e ofruara prej Bashkimit Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të irrituar, ata e cilësojnë lëvizjen e Barroso një “dhuratë” që u bëhet euro-skeptikëve. Nisma  e peticionit u ndërmor në korrik, por që prej atëherë interesi për të u rrit duke shkuar përtej punonjësve të BE-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Roli i Barroso tek “Goldman Sachs” është të këshillojë bankën dhe klientët e saj mbi Brexit-in dhe çështje të tjera të lidhura me Unionin. Ish-kryeministri portugez shërbeu si kryetar i Komisionit Europian nga viti 2004 deri në 2014.

Pasardhësi i tij, Jean Claude Juncker kërkoi një hetim për shkelje të kodit të sjelljes, i cili parashikon që ish-komisionerët të veprojnë me integritet dhe shumë pjekuri pas largimit nga detyra.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?