Piketty: Propozimet e së majtës, mundësia e vetme përballë populizmit
Ekonomisti Thomas Piketty, autori i best-sellerit ndërkombëtar “Kapitali në shekullin XXI” kërkoi sot që të dëgjoheshin me vëmendje propozimet e së majtës radikale, përballë rritjes së populizmit dhe ksenofobisë mishëruar sipas tij nga Donald Trump apo Marine Le Pen.
“Donald Trump? Është përgjigjja nacionaliste dhe raciste në sfidën e globalizmit”, u shpreh Piketty në një intervistë për median me rastin e publikimit të librit të tij të ri “Në votime, qytetarë!”.
“Kjo përgjigje qëndron në përcaktimin e personave që marrin përsipër gabime ndërsa janë krejt të pafajshëm, në mesin e punonjësve emigrantë apo myslimanëve. Është Trump në SHBA, është Marine Le Pen në Francë. Një rast i ngjashëm në Hungari apo edhe në Poloni”, shton ekonomisti.
Në këndështrimin e tij, zgjidhje gjendet në anën tjetër të spektrit politik, e udhëhequr nga e majta e ashtuquajtur radikale, një përkufizim që mbledh përkrah vetes degën e partisë greke SYRIZA, spanjollen Podemos apo edhe Bernie Sanders, që rezistoi i fundit ndaj Hillary Clinton gjatë primareve të demokratëve në SHBA.
“Do të doja të kundërshtoja propozimet e së majtës të cilësuara radikale. Dhe ja ku ndodhemi me të djathtën nacionaliste dhe populiste”, u shpreh ai duke i bërë thirrje liderëve evropianë për të përcaktuar vlerën e secilit midis qëndrimeve të ndryshme për globalizmin.
KOHA JONË SONDAZH

