Piloti nuk po dukej askund, pasagjeri e drejton vetë avionin për në Spanjë

Një burrë që ishte nisur me familjen për të shkuar me pushime nga aeroporti i Mançesterit përfundoi duke e drejtuar vetë aeroplanin me të cilin do bëhej udhëtimi.

Dhe jo, nuk kemi të bëjmë me skenën tipike të filmave kur një pasagjer i zakonshëm shkon në kabinën e pilotit dhe eksperimenton me levat drejtuese ndërkohë që merr udhëzime nga radioja.

Për fatin e mirë të të gjithëve Michael Bradley është pilot me profesion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu, në momentin që mori vesh se fluturimi i tij do të vonohej për shkak të mungesës së një piloti, Bradley u detyrua ta merrte situatën në kontroll pasi bashkëshortja e tij donte shumë që të niseshin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga pasagjerët e filmoi fjalimin që Michael bëri përpara se të niste mjetin fluturues.

Në videon e publikuar në rrjet, ai shprehet:

Gruaja ime, e cila është në rreshtin 15 me djalin tim të vogël, u kujdes të më kujtonte se fluturimi jonë është shtyrë me dy orë sepse atyre u mungon një kapiten për nisjen…Kështu mora në telefon easyJet dhe u thashë ‘Hiya, po rri këtu në terminal duke ndenjur kot. E kam licencën me vete…nëse keni nevojë për ndonjë nder, jam gati të nisem.”
Kompania pranoi, pasagjerët ishin dakord kështu që Michael Bradley të drejtonte avionin dhe të gjithë ishin të lumtur në fund të ditës.

Michael Bradley stepped in to fly passengers to Alicante when they were facing a two-hour delay. Michelle Potts, who was travelling with friend Jess Clayton, shared a video on Facebook. Pic of Michelle and Jess, pic of pilot Michael and one of him with wife Laura

Michael Bradley stepped in to fly passengers to Alicante when they were facing a two-hour delay. Michelle Potts, who was travelling with friend Jess Clayton, shared a video on Facebook. Pic of Michelle and Jess, pic of pilot Michael and one of him with wife Laura

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?