FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pilula kundër Covid-19 nuk duhet të përdoret nga gratë shtatzëna

Pilula kundër Koronavirusit e zhvilluar nga Merck është efektive për trajtimin e virusit, vlerësoi Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në një raport paraprak të publikuar sot, por megjithatë rekomandoi që ajo të mos përdoret nga gratë shtatzëna.

Ky njoftim është bërë përpara takimit të ekspertëve të FDA-së të planifikuar më 30 nëntor, kur do të vlerësohen rekomandimet për miratimin e këtij ilaçi për përdorim urgjent.

Nëse miratohet, ilaçi do të jetë një shtytje e madhe në luftën kundër pandemisë dhe do të bëjë të mundur reduktimin e formave të rënda të sëmundjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në raportin e saj, FDA vlerëson se molnupiravir është efektiv te pacientët e infektuar me coronavirus dhe te ata që rrezikohen për të shkuar në spital, raporton nbcnews.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?