Po imitonte “50 shades of Gray”, gjendet i varur lakuriq 37 vjeçari

Një fans i filmit popullor “Fifty Shades of Grey”, u gjet i vdekur nga nëna e tij e tronditur, pasi aksidentalisht mbyti veten gjatë një loje seksi të shkuar keq.

Philip Walker u gjet i varur në një shtrat, në shtëpinë e tij në East Yorkshire, Britani , nga nëna e tij e shkatërruar në 5 mars të këtij viti, por lajmi është bërë i ditur vetëm tani, pas mbylljes së çështjes.

Shërbimi i Ambulancës në Yorkshire mbërriti në vendngjarje, ku gjeti trupin e zhveshur të 37-vjeçarit me një ligaturë rreth qafës dhe një lodër seksi, në formën e kutisë, të mbyllur rreth organeve gjenitale të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anëtarët e familjes së z. Walker kontrolluan dhomën e tij disa ditë pas vdekjes, ku  gjetëm një numër lodrash seksi, një CD me materiale pornografike dhe disa shishe lubrifikanti bosh. Viktima ishte i varur nga lodrat e seksit, saqë i morën edhe jetën. Ai kurrë nuk kishte folur kurrë për interesat e tij seksuale. Në përfundim të hetimeve Gjyqtari ka dalë në konkluzionin se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale, të shkaktuara nga vetë viktima.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?