Policia gjermane kap pas 5 ditësh ndjekjeje në pyll “Rambo-n”

Policia gjermane tha sot se ka arrestuar njeriun e armatosur të mbiquajtur “Rambo” nga mediat vendase, pas pesë ditë gjuetie për të në Pyllin e Zi. 31 vjeçari Yves Rausch ishte arratisur i vetëm në pyllin pranë qytezës së Oppenau, në jugperëndim të Gjermanisë, pasi kishte kërcënuar një grup oficerësh policie dhe u kishte marrë pistoletat.

Forca speciale, qen nuhatjeje dhe helikopterë me zbulues termikë u dislokuan për gjetjen e tij. E përditshmja “Bild” tha se një punonjës poste kishte dhënë informacione mbi vendndodhjen e tij dhe se një person ishte plagosur gjatë operacionit.

Një ditë më parë nëna e të riut i lutej autoriteteve ta linin të qetë. Ajo tha për rrjetin Baden tha se nuk kishte pasur kontakte me të birin që kur ishte larguar në arrati. “Ata duhet t’i tërheqin forcat e tyre, pas një apo dy ditësh ai do të dalë vetë nga pylli”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia tha se ai ka jetuar prej kohësh në Oppenau dhe e njeh mirë zonën e pyllit. Nëna e tij tha se ai ishte dëbuar nga apartamenti që kishte me qera vitin që shkoi ndërsa e përditshmja Bild thoshte se kishte krijuar një arsenal armësh në papafingo, shkruan Tch.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e kishte gjetur atë në një kasolle në cep të pyllit dhe fillimisht kishte bashkëpunuar me policët, por papritur kishte nxjerrë armën dhe kishte çarmatosur katër oficerët. Nëna e tij thotë se ai rriste vetë perimet e tij dhe gdhendte figura në dru, të cilat shpresonte t’i shiste.

Yves Rausch: Mother of German forest 'Rambo' in plea to police ...

Oppenau: Wald-Rambo Yves Rausch kann sich hier unsichtbar machen ...

Oppenau: Police change tactics in search of fleeting Yves ...

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?