Policia shkon ta arrestojë në banesën e ukrainases, shqiptari gjysmë i zhveshur tenton të arratiset nga ballkoni

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia italiane pasi rezultonte i dëbuar nga shteti italian si dhe kishte precedencë penale.

Në momentin e arrestimit, shqiptari po fshihej në banesën e një guraje ukrainase dhe kur policia mbërriti ai tentoi të arratisej duke dalë nga ballkoni gjysmë i zhveshur. Megjithatë tentativa e tij dështoi pasi u kap sapo zbriti nga ballkoni.

Edhe pse mediat italiane nuk japin emrin e shqiptarit, bëjnë me dije se ai ishte dëbuar më parë por kishte hyrë sërish në Itali ilegalisht. Pasi u ndalua nga karabinierët, ai është dëbuar sërish nga Italia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?