Policia spanjolle konfiskon nëndetësen me tre ton kokainë

Policia spanjolle ka konfiskuar nëndetësen me tre ton kokainë jo larg brigjeve të Galivisë, raportojnë mediat spanjolle.

Televizioni “Laseksta” raporton se nëndetësja është 20 metra e gjatë e cila ka mbërritur në Spanjë nga Republika e Afrikës së Jugut, e cila është vërejtur nga rojet bregdetare jo larg brigjeve në provincën Pontevedra.

Gjatë operacionit policor, anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses janë munduar ta shkatërrojnë, por policia ka reaguar me kohë dhe kështu ka arrestuar dy persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportohet se një person tjetër i dyshuar është në arrati, kurse policia beson se ekuipazhi i nëndetëses kishin arritur që gjysmën e kokainës ta shkatërrojnë para se t’i kapnin. Në anën tjetër e përditshmja “Pais”, shkruan se të arrestuarit janë shtetas të Ekuadorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?