Pompeo darkë me Ursula von der Leyen: Mezi presim bashkëpunimin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka mbërritur në Bruksel për të zhvilluar një seri takimesh me shefin e NATO-s për të biseduar për Afganistanin, si dhe me krerët e ardhshëm të BE-së para se të marrin funksionet e tyre zyrtarisht. Mbrëmë Pompeo darkoi me presidenten e zgjedhur të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, i cila do të marrë detyrën më 1 nëntor. Ai e uroi atë për zgjedhjen e saj dhe postoi fotografi në Twitter nga takimi i tyre.

“Mezi presim të punojmë së bashku për një sërë çështjesh globale”, tha Pompeo. Vizita vjen në një kohë të tensionit diplomatik midis aleatëve trans-Atlantikë, përfshirë tarifat mbi tregtinë e makinave evropiane dhe ndryshimet e politikave për Iranin dhe ndryshimet klimatike.

Pompeo do të takohet gjithashtu sot në mëngjes me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ndërkohë në Afganistan marrëveshja historike mes amerikanëve dhe talebanëve tashmë konsiderohet si përfundimtare. Sipas të dërguarit amerikan, Zalmay Khalilzad, projektmarrëveshja e paqes për t’u përpjekur për t’i dhënë fund 18 viteve të luftës në këtë vend parashikon një tërheqje të amerikanëve nga pesë baza ushtarake brenda 135 ditëve nëse talebanët i përmbahen angazhimeve të tyre. /KosovaPress/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?