Populli po ikën, por Afganistani ka një President të ri të vetëshpallur

Në mes të kaosit dhe pasigurisë, Afganistani ka një Presidenti të ri kujdestar, kjo deri në zgjedhjen e të ardhshëm. Amrullah Saleh, zëvendësi i parë i ish-presidentit Ashraf Ghanit i cili u largua nga vendi dhe e la popullin të vetëm përballë talebanëve, është vetëshpallur Presidenti i Afganistanit.

Përmes një postimi në Twitter, ai i kërkon qytetarëve të bashkohen me rezistencën përballë talebanëve, ndërsa kritikoi Presidentin Joe Biden se afganët nuk e kanë humbur shpirtin dhe shohin mundësi të mëdha përpara.

“Qartësim: Sipas kushtetutës së Afganistanit, në mungesë, arratisje, dorëheqje ose vdekje të Presidentit, zëvendësi i parë bëhet Presidenti kujdestar. Aktualisht jam brenda vendit tim dhe jam Presidenti legjitim kujdestar. Po i drejtohem të gjithë udhëheqësve për të siguruar mbështetjen dhe konsensusin e tyre. Është e kotë të debatosh me Presidentin e SHBA për Afganistan tani. Lëreni të tretet. Ne duhet të dëshmojmë se Afganistani nuk është Vietnami dhe talebanët nuk janë as nga distanca si Vietkongu. Ndryshe nga SHBA/NATO, ne nuk e kemi humbur shpirtin dhe nuk shohim mundësi të mëdha përpara. Paralajmërimet e padobishme kanë përfunduar. Bashkohu me rezistencën”, shkruan Saleh.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?