Portierja ”e dyshimtë” e femrave të Iranit: Jam grua, mos diskriminoni

Portierja e shumë përfolur e kombëtares së futbollit të femrave të Iranit, sot ka thënë se do të padisë federatën e Jordanisë që nisi akuzat publike kundër saj duke thënë se mund të ishte burrë.

32-vjeçarja Zohreh Khodaei priti dy penallti në fitoren 4-2 me 11-metersha kundër Jordanisë në Uzbekistan një muaj më parë, duke kaluar kombëtren iraniane të grave në finalet e para të Kupës së Azisë.

Pas ndeshjes federata jordaneze kërkoi “verifikim të gjinisë” për portieren Koudaei nga federata aziatike e futbollit (AFC). ”Unë jam grua. Kjo është sjellë e rëndë nga Jordania. Për këtë do të padis federatën jordaneze të futbollit”,-tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?