“Presidenca e Trump do të dobësojë Aleancën”

Një presidencë e Donald Trump mund të dobësojë NATO-n dhe SHBA-në, tha ish-sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Anders Fogh Rasmussen, në një intervistë për televizionin gjerman ZDF.

“Kandidati republikan ka ngritur dyshime mbi aftësinë amerikane për të mbrojtur aleatët e saj”, tha ai.  “Bota ka nevojë për një polic global, një rol veçanërisht i përshtatshëm për SHBA-në”, theksoi ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s.  Rasmussen tha gjithashtu se një reduktim i angazhimit amerikan do të krijojë një vakum që do të mbushet nga “djemët e këqinj”, si presidenti rus, Vladimir Putin, të cilin Trump e ka përgëzuar në të kaluarën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?