FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidencialet 2016 – 103-vjeçarja: Nuk vdes pa parë Hillary-n presidente

Në moshën 103-vjeçare, Ruline Steininger e ndjen se nuk ka shumë kohë për të shpenzuar.

Kjo është arsyeja se pse në shtator, Steininger u bë një nga personat e parë në shtetin e saj që votoi personalisht për Hillary Clinton për president, duke e çuar një hap më tej dëshirën e saj për të qenë gjallë nëse Clinton shkruan historinë në nëntor.

Në një takim të shkurtër me Clinton në Ajoua, Steininger it ha kandidates demokrate në shtator: “Ne do të të vendosim në Shtëpinë e Bardhë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë do të votoj për ty. Do të të ndihmoj. Tani që jam 103 vjeç çdo minutë ka rëndësi për mua, por nuk do të vdes pa të parë fituese në zgjedhjet e nëntorit,” mësohet t’i ketë thënë Steininger.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dhe ti duhet ta bësh çdo minutë të jetës tënde me vlerë,” iu përgjigj Clinton.

Steininger ka lindur në vitin 1913 pak para Luftës së Parë Botërore – kur gratë nuk lejoheshin të votojnë.

Steininger ka votuar gjithmonë që nga viti 1936 e për herë të parë ka votuar për Franklin D.Roosevelt.

“Jam shumë e lumtur për mbështetjen e saj,” është shprehur Clinton. “Është nder i madh, që edhe pse në moshë të madhe ajo do që vota e saj të ketë rëndësinë e vet”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?