FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidencialet 2016 – Sondazhet: Trump kalon për herë të parë Hillary-n

Hillary Clinton dhe Donald Trump janë shumë pranë njëri-tjetrit me përqindje të votave sipas sondazheve të Washington Post dhe ABC News.

Mbështesëve të Clinton do t’u duhet t’i bjerë entuziasmi për shkak se për herë të parë Trump e ka kaluar me 1%.

Washington Post shkruan se sipas sondazheve Donald Trump është në avantazh me 46% ndërsa Hillary Clinton me 45%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skandalet e vazhdueshme të Trump si duket nuk e kanë ndihmuar kandidaten demokrate në thellimin e avantazhit ndaj kundërshtarit të saj, përkundrazi e shohin në disavantazh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo përparësi e Trump erdhi pas 3 sondazheve të zhvilluara për 3 debatet presidenciale, në të cilat Hillary ishte dukshëm fituese.

Zgjedhjet në SHBA zhvillohen më datë 8 nëntor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?