Presidenti i Argjentinës merr dozën e vaksinës ruse “Sputnik V”
Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernández ka marrë injektimin e vaksinës ”Sputnik V”, kundër Covid-19, duke u bërë një nga udhëheqësit e parë në botë që mori vaksinën ruse. Presidenca konfirmoi që udhëheqësit Fernandez ka marrë vaksinën e prodhuar nga laboratori rus Gamaleya, në një deklaratë publike.
”Sot kam marrë vaksinën Sputnik V. Falënderoj Institutin Gamaleya për punën e tij shkencore, të gjithë ata që kanë punuar në mënyrë që të arrijë te ne dhe të gjithë personelin shëndetësor të vendit tonë për angazhimin e tyre të madh”,- shkroi Fernández në një postim në Twitter.
Presidenti më pas nxiti pjesën tjetër të popullsisë të vaksinohen. “Vaksinimi na ndihmon të jemi imun ndaj koronavirusit. Le ta bëjmë,” tha 61-vjeçari.
KOHA JONË SONDAZH

