Presidenti i Turqisë vaksinohet kundër Covid-19 me vaksinën kineze
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është vaksinuar këtë të enjte me vaksinën anti-covid ”CoronaVac” të prodhuar në Kinë. Erdoğan u vaksinua në spitalin e Qytetit në Ankara, pas një takimi të Këshillit Vendimmarrës dhe Drejtues të partisë së tij (AK Parti). “Edhe unë u vaksinova”, shkroi presidenti turk.
Përmes një postimi në Twitter, Erdoğan thekson se shpreson që për një kohë të shkurtër, të vaksinohen të gjithë qytetarët. Pas vaksinimit, Erdoğan para gazetarve bëri të ditur se afro 300 mijë punonjës shëndetësorë janë vaksinuar kundër Covid-19 në Turqi deri më tani.
Ai po ashtu njoftoi se në Turqi do të vijnë edhe 25-30 milionë doza të tjera të vaksinës kundër Covid-19. Kurse ministri i Shëndetësisë i vendit, Fahrettin Koca, dje u bë shtetasi i parë i Turqisë që u vaksinua pasi vendi zyrtarisht nisi fushatën e vaksinimit.
KOHA JONË SONDAZH

