Presidenti Macron: Franca nuk ka pse i kërkon falje Algjerisë

Presidenti francez Emmanuel Macron, tha për revistën “Le Point”, se ai nuk ndjen nevojën për të kërkuar falje për kolonizimin e dhunshëm të Algjerisë nga vendi i tij. Macron e përshkroi temën e marrëdhënieve franko-algjeriane si “një temë intime për të gjithë”, por veçanërisht “traumatike” për Algjerinë.

Franca pushtoi Algjerinë në atë kohë një qendër piraterie e sunduar nga një osman në vitin 1830, ndërsa në shekullin që pasoi mijëra evropianë u vendosën atje. Rebelimet myslimane u shtypën dhe forcat franceze torturuan, vranë dhe shpërngulën qindra mijëra vendas. Pushtimi përfundoi në vitin 1962 vetëm pasi deri në 1.5 milionë algjerianë ishin vrarë në një luftë tetëvjeçare për pavarësi.

Në intervistë, Macron tha se “nuk kam pse të kërkoj falje”. “Ishte një luftë. Të kërkojmë falje ose pa falje, kjo nuk rregullon asgjë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?