FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti ukrainas nuk e përjashton pushtimin e plotë nga Rusia

President i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë ai nuk mund ta përjashtoj “invadimin rus në shkallë të plotë”.

Duke folur sot në qytetin Lvov, zoti Poroshenko tha se nëse situata në pjesën lindore të Ukrainës dhe rajonin e Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar nga Ukraina në vitin 2014, vazhdon të përkeqësohet, atëherë “ne duhet të imponojmë ligj ushtarak dhe të urdhërojmë mobilizim”.

Poroshenko e ka akuzuar “armikun” për përpjekje të shkatërrimit të procesit paqësor të Minskut. Më herët gjatë ditës, ushtria e Ukrainës tha se tre pjesëtarë të saj janë vrarë gjatë luftimeve kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia. Zëdhënësi ushtarak, Oleksandr Motuzyank, tha se separatistët i kanë hedhur më tepër se 500 predha dhe i anë bërë 300 gjuajtje me artileri gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Kombeve të Bashkuara, prej fillimit të vitit 2014, kur ka filluar ky konflikt, janë vrarë më se 9,500 vetë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?