FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presioni i Turqisë, në Azerbajxhan mbyllet universiteti i Gylen

Në Azerbajxhan është mbyllur Universiteti i Kaukazit për shkak të lidhjeve me Organizatën Terroriste FETO/Strukturën e Shtetit Paralel (PDY), raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë së Arsimit të Azerbajxhanit thuhet se themeluesi i Universitetit të Kaukazit e ka marrë informacionin për mbylljen e universitetit.

Pas arritjes në ministri të dokumenteve në lidhje me mbylljen e universitetit që ka lidhje me FETO/PDY, do të formohet grup pune për zhvendosjen e studentëve në institucione të tjera arsimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Universiteti i Kaukazit u formua në vitin 1993 dhe njihej si universiteti i parë i FETO-s jashtë vendit. Ndërkaq, universiteti ishte përfolur shumë kur i mblodhi studentët dhe i detyroi t’u thotë “amin” mallkimeve të kreut të FETO-s Fetullah Gulen kundër Presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshe, në vitin 2014 në Azerbajxhan ishin mbyllur 13 filiale të Kurseve Araz dhe 11 shkolla të mesme që kishin lidhje me organizatën terroriste FETO.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?