Prifti merr mbidozë kokaine, nxënësit i shpëtojnë jetën

Një prift në Itali u shndërrua në protagonistin e një episodi aspak të zakontë. Teksa shoqëronte në ekskursion një grup nxënësish, ai përfitoi nga një ndalesë në qytetin e Kremonës, ku konsumoi një sasi të madhe kokaine dhe si pasojë u gjet në gjendje kritike nga mbidoza.

Vetë nxënësve iu desh ta transportonin në spitalin më të afërt, duke i shpëtuar jetën.

Prifti u denoncua nga Policia italiane, dhe u pezullua nga posti i famullitarit të Alassios si dhe nga posti i pedagogut të muzikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë ai do të dërgohet në një strukturë që Vatikani ka ndërtuar enkas për rehabilitimin e priftërinjve që shfaqin probleme me veset.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?