Princesha Saudite detyron dekoratorin t’i puthë këmbët

Një princeshë multimilionere nga Arabia Saudite ka detyruar një dekorator të puthë këmbët e saj.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Paris në fillimin e kësaj vere, ku personi i cili është sulmuar kishte shkuar në banesën e princesësh për t’i kryer disa punë dekorative.

Por, siç duket princesha nuk ishte e lumtur me punën e tij, e cila thuhet se ka lidhje me mbretin e ndjere Khalid bin Abdulaziz Al Saud.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo e kishte parë atë duke bërë fotografi me telefonin e vet– diçka që dekoratorët e bëjnë në mënyrë rutinore ditët e sotme – dhe e ka akuzuar se do t’i shiste ato.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas, ajo e ka urdhëruar truprojën e vet që ta rrahë atë, t’ia lidhë duart dhe këmbët e pastaj ta detyrojë që t’ia puthë asaj këmbët.

Sipas Le Point, ajo kishte thënë: “Duhet ta vrasësh këtë qen, ai nuk e meriton të jetojë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?