Princi William: Sëmundjet mendore nuk janë një fjalë e turpshme

Duka i Kembrixhit, Princi Uilliam, bashkëshortja e tij, Dukesha Catherine si dhe Princi Harry morën pjesë në një aktivitet që kishte për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për sëmundjet mendore. Në fjalën e tij, Princi Uilliam, u shpreh se vizitat për komplikacione shëndetsore nuk duhen paragjykuar. Ai nënvizoi se çdokush mund të përjetojë një ditë probleme të tilla. Nga ana tjetër, Dukesha Katherine, shtoi se është e rëndësishme që të gjithë të tregohemi mirëkuptues për nejrëzit që apelojnë për ndihmë.

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, një pjesë e familjes mbretërore të Britanisë morën pjesë në një aktivitetet që u organizua në Syrin e Londrës. Duka i Kembrixhit, Princi Uilliam, bashkëshortja e tij, Dukesha Catherine si dhe Princi Harry, i’u bashkuan fushatës që ka për qëllim uljen e paragjykimit dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi rëndësinë e kësaj cështjeje. Në fjalën e mbajtur, Princi Uilliam i cilësoi sëmundjet mendore si një prej sfidave më të mëdha të kohës në të cilën jetojmë, ndërsa kërkoi që t’i jepen fund paragjykimeve për këtë cështje.

“Catherinë, Harry dhe unë jemi shumë krenarë që po punojmë për t’i bërë ballë një prej sfidave më të mëdha të shoqërisë. Shëndeti mendor nuk është një fjalë e turpshme. Shëndeti mendor është i njëjtë me shëndetin fizik, ka kohë të mira dhe kohë kur mund të kesh komplikacione. Është e rëndësishme që në momente të vështira, si për shembull kur vuajmë nga depresioni apo ankthi të tregohemi të kujdesshëm dhe të mos neglizhojmë.” Ishin fjalët e Princit Uilliam.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Dukesha Catherine:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne të tre kemi ardhur për të mbështetur personat që kanë nevojë për ndihmë. Në muajt e ardhshëm ne do të eksplorojmë mundësitë për të parë se cfarë mund të përmirësojmë në nivelin e shërbimit që mund të marrin qytetarët”.

Ndërkohë, Princi Harry tha ndër të tjera se ndonjëherë frika e paragjykimi bën që njerëzit të tregohen neglizhentë me sëmundjet mendore, duke e cilësuar dicka të tillë si tejet të gabuara. Ai lësho gjithashtu thirrje sensibilizuese për këdo që mund të përjetojë kopmlikacione në shëndetin e tij mendor. Gjatë aktivitetit, të tre pjesëtarët e familjes mbretërore britanike takuan edhe persona që kishin patur në të shkuarën probleme të tilla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?