Profesori turk: Erdogan mbahet gjallë me morfinë
Kohët e fundit mediat në Turqi kanë shkruar shumë për shëndetin e Presidentit Recep Tajip Erdogan. Së fundmi profesori i ekonomisë dhe autori, Ibrahim Oztürk pretendon se kreu i shtetit ka arritur në atë pikë sa nuk mund ta lexojë dhe nuk duhet të japë asnjë mendim, pasi nuk i ka të qarta.
”Më lejoni të përmend diçka që më tha dikush i afërt i tij. Ai më tha: “Erdogan nuk jeton më. Erdogan tani ka vdekur, ka vdekur. Ai ngrihet në këmbë me morfinë dhe thjesht lexon letrën që ka përballë për të lexuar. Në çdo rast, ai nuk mund të lexojë, nuk duhet të hapë gojën sepse thotë marrëzi”.
Çështja e shëndetit të Erdogan është kthyer në një kryefjalë në Turqi, pasi video të ndryshme të bëra virale në rrjet pretendojnë për një president në gjendje të rëndë shëndetësore.
KOHA JONË SONDAZH

