Protesta për pensionet në Francë – Mbyllet rrjeti i metrove në Paris. Punëtorët, kundër reformave

Pjesa më e madhe e rrjetit të metrove të Parisit është mbyllur gjatë javës, ndërkohë që punëtorët e operatorit publik të transportit RATP organizuan një grevë në kundërshtim të reformave të pensioneve të qeverisë.

Mediat e quajtën e “Premtja e Zezë” ndërkohë që pritej kaos në transport në të gjithë kryeqytetin. Platformat në disa stacione që mbetën të hapura, kishin pak fluks gjatë orëve të trafikut të mëngjesit.

Dhjetë prej katërmbëdhjetë linjave kryesore të kryeqytetit ishin tërësisht të mbyllura dhe tek ato pak që qëndruan të hapura, frekuenca e trenave ishte e ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria e Presidentit francez Emmanuel Macron planifikon të thjeshtëzojë sistemin e pensioneve publike të vendit me 42 skema të ndryshme, në pension të bazuar në vetëm një pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, shumë persona, përfshirë punëtorët e transportit publik, mendojnë se do të humbasin nga kjo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?