Protestat, mijëra studentë ngujohen në universitet

Për të 6-tën ditë me radhë, studentët në Hong Kong vijojnë të qëndrojnë të mbyllur në kampusin universitar në shenjë proteste, ndërsa autoritetet kanë bllokuar rrugët kryesore të qytetit, pushtuar javët e fundit nga dhuna. Mijëra studentë kanë ngritur barrikada përqark universitetit Politeknik të Hong Kongut, ndërsa kontrollet e atyre që duan t’i bashkohen protestës, janë të rrepta. Për 2 ditë me radhë, policia nuk iu afrua universitetit por kur tentoi të afrohej për të liruar ambientet, u përball me bomba molotov. Qeveria e Hong Kongut u zotua një ditë më parë se do të miratonte masa ekstreme dhe decisive, për t’i dhënë fund protestave në vend, që e kanë futur vendin në një spirale të dhunshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?