Protestat në Liban, ministrja jep dorëheqjen
Ministrja libaneze e Informacionit, Manal Abdel Samad deklaroi dorëheqjen pas protestave të dhunshme që nisën në vend si rrjedhojë e shpërthimit që la mbi 150 të vdekur në Bejrut më 4 gusht. “Pas fatkeqësisë së madhe në Bejrut, paraqes dorëheqjen time nga qeveria. U kërkoj ndjesë libanezëve, nuk mundëm t’i arrinim pritshmëritë e tyre”.
Dorëheqja e Samad vjen pasi protesta të shumta kundër qeverisë së Hassan Diab u përshkallëzuan me sulme ndaj godinave të ministrive, përfshirë këtu edhe ministrisë së jashtme.
Ministria e Informacionit është përgjegjëse për shërbimin e informacioneve rreth qeverisjes së kabinetit qeveritar, e hapur fillimisht në vitin 2000. Përballë protestave të dhunshme të shtunën, policia u mundua t’i shpërndante grupet e njerëzve duke përdorur gaz lotsjellës. Raportime nga Libani kanë bërë me dije se të paktën një oficer policie ka humbur jetën si pasojë e përleshjes me protestuesit.
KOHA JONË SONDAZH

