Protestuesit e Hong Kong fitojnë 1 nga 5 kërkesat

Udhëheqësja e Hong Kong, Carrie Lam është shprehur se ajo do të tërheqë projekt-ligjin e diskutueshëm të ekstradimit me Kinën, që shkaktoi protesta masive në vend.

Propozimi, i prezantuar në prill, do të lejonte kriminelët e dyshuar që të ekstradoheshin në territorin e Kinës.

Projekt-ligji u pezullua në qershor. Por tani Lam vendosi ta tërheqë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tërheqja e plotë e projekt-ligjit është një nga pesë kërkesat kryesore të protestuesve, të cilët gjithashtu bëjnë thirrje për të drejta të plota demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të hënën, Liam u dëgjua në një audio duke fajësuar veten për krizën politike në Hong Kong dhe se ishte e pafalshme që shkaktoi një shkatërrim kaq të madh. Gjithashtu u dëgjua duke thënë se do jepte dorëheqjen nëse do kishte mundësi.

Projekt-ligji i ekstradimit tërhoqi shpejt kritikat pasi u zbulua në prill.

Sipas kundërshtuesve të ligjit, ai do të dëmtonte liritë ligjore të Hong Kongut dhe mund të përdoret për të frikësuar ose heshtur kritikët e Pekinit.

Hong Kong është tani në javën e 14-të rresht të demonstratave. Ndërsa protestat janë zhvilluar me përplasje mes policisë e protestuesve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?