Protestuesit sfidojnë policinë. Përleshje e gaz lotsjellës

Situata nuk duket aspak e qetë në Hong Kong. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e dhjetëra mijëra protestuesve që sfiduan urdhrin ndalues të autoriteteve dhe marshuan përmes qytetit.

Manifestuesit u vunë zjarrin objekteve në rrugë, hodhën bomba molotov ndaj efektivëve dhe sulmuan godinën e Parlamentit, pavarësisht barrikadave të ngritura atje. Në javën e 13 të protestave, pjesëmarrësit thërrisnin slogane të tilla si “Luftë për liri” apo “Në këmbë” për Hong Kongun.

Të premten, disa aktivistë pro demokracisë dhe ligjvënës u vunë në pranga, mes të cilëve dy emra të njohur të të ashtuquajturit “Revolucioni i çadrave”. Protestat nisën fillimisht si lëvizje kundër projektligjit të ekstradimeve në Kinë, që do të lejonte përndjekjen e kritikëve të regjimit të Pekinit. Tani është kthyer në një mobilizim më të gjerë pro demokracisë, ku përleshjet janë intensifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?