Prova më e madhe ndaj koronavirusit, 140 mijë spektatorë bëhen bashkë

Pas më shumë se një viti, autoritetet shëndetësore në Britaninë e Madhe pritet që muajin e ardhshëm të përballen me sprovën më të madhe të ekspozimit ndaj Covid-19, që prej fillimit të pandemisë.

Çmimi i Madh i Britanisë në Formula 1, do të ketë të pranishëm 140 mijë spektatorë, me kapacitet të plotë.

Gara e Silverstone do të mbahet më 19 korrik, kur është parashikuar që kryeministri Boris Johnson t’i japë fund të gjithë kufizimeve ndaj koronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Skoci është ngritur alarmi për shtimin e rasteve të reja, të cilat po lidhen me pjesëmarrjen e tifozëve në stadium gjatë Kampionatit Europian. Dy të tretat e rasteve të reja janë meshkuj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?