FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pse Van Gogh preu veshin: lajmi ‘i hidhur’ që e çoi në aktin ekstrem

Që prej vititi 1888 e deri më sot historia e artit nuk ka zbërthyer një nga momentet më të errëta në historisë së tij. Ishte natë Krishtlindjes, kur Vincent Van Gogh hyri në tualet dhe ndërrmori aktin ekstrem. Pa pritur, ai mori një brisk dhe preu veshin e majtë. Ky mister mbeti i pazgjidhur, edhe pse i përjetësuar në autoportretin e Van Gogh, të realizuar pak kohë pas ndodhisë.

Për ti dhënë shpjegim që as të afërmit e tij nuk ja dhanë, studiuesi Martin Bailey ka publikuar një teori që përpiqet të shpjegojë çfarë e shtyu artistin të kryejë aktin mazokist.

Akti ekstrem ndodhi pak orë pasi Vincent mësoi se vëllai, Theo, ishte fejuar. “Vincent kishte frikë se do ta ‘humbte’ Theo-n, mikun e tij më të ngushtë në jetë.”, shkruan Martin Bailey në librin e tij “Studioja në jug: Van Gogh-u në Provence”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arsyetimi vazhdon, duke theksuar se:”Kishte gjithashtu frikën se vëllai do të ndalonte së e mbështeturi financiarisht, çka deri atëherë e kishte lejuar t’i përkushtohej ekskluzivisht pikturës. E gjithë kjo po i cënohej befas, nga hyrja në skenë e një të fejuare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teoria ka si bazë një letër nga Theo për Vincent-in. Letra sot nuk gjendet por nga të dhënat e siguruara nga Bailey, beson se ka prova të mjaftueshme për të besuar se në atë letër Theo, i dha lajmin Vincent-in për planet e martesës.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?