Publikohet studimi: Ndotja e ajrit shkurton jetëgjatësinë

Ndotja e ajrit e cila ka arritur nivele të rrezikshme në Indi mund të shkurtojë jetëgjatësinë e miliona njerëzve deri në 9 vjet.

Sipas lajmit të CNN, studimi i publikuar nga Instituti i Politikave të Energjisë i Universitetit të Chicago-s (EPIC) zbuloi se e gjithë popullsia indiane prej rreth 1.3 miliardë banorë po përballet me një nivel të rrezikshëm të ndotjes që tejkalon nivelin e ndotjes të përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Qeveria indiane në vitin 2019 nisi një fushatë kombëtare për ajër të pastër për të zvogëluar ndotjen e ajrit për 30 për qind deri në vitin 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në studimin në fjalë, thuhet se ndotja e ajrit arriti nivele edhe më të këqija, veçanërisht në pjesën perëndimore në provincën Maharashtra të vendit dhe në pjesën qendrore të vendit në Madhya Pradesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në studim thuhet se ndotja e ajrit, e cila ka arritur nivele shumë të rrezikshme në Indi, mund të zvogëlojë jetëgjatësinë e miliona njerëzve deri në 9 vjet.

Më tej theksohet se niveli i ndotjes në kryeqytetin e Indisë, Neë Delhi, është mjaft i lartë dhe se me zvogëlimin e ndotjes së ajrit sipas kritereve të OBSH-së mund të shtohet jetëgjatësia e banorëve të Neë Delhit deri në 10 vjet.

Sipas studimit të EPIC, ndotja e ajrit në Indi vlerësohet të shkurtojë jetëgjatësinë e afërsisht 520 milionë njerëzve që korrespondon me 40 për qind të popullsisë së vendit./AA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?