FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Putin e Erdogan firmosin ndërtimin e gazsjellësit Turkish-Stream

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin ratifikuan marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit Turkish Stream gjatë takimit që patën në Stamboll.

Gazeta ‘Sabah’ raporton se të dy udhëheqësit ranë dakord mbi tekstin e marrëveshjes në lidhje me ndërtimin e tubacionit, i cili do të kalojnë në Detin e Zi dhe për të mbërritur në Trakinë Lindore, duke përfshirë dy linja, njëra prej të cilëve do të kalojë në Europë.Sipas marrëveshjes, Gazprom është në gjendje të fillojë ndërtimin në fund të 2017 dhe ta përfundojë vijën në 2019.

Takimi mes Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin është i treti që nga rënia e avionit rus në kufi me Sirinë dhe u mbajt në kuadër të seancës së 23-të të Këshillit Botëror të Energjisë, Stamboll .

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?