Putin: Jemi dakorduar që të sigurohet lirim i gazit natyror për Turqinë

Presidenti turk Erdoğan dhe ai rus Putin pas takimit të djeshem në Stamboll nënshkruan marrëveshjen për Rrjedhën Turke

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, tha se “Sot me nënshkrimin e kryer e kemi vendosur nënshkrimin edhe në çështjen e përshpejtimit të procesit në lidhje me Rrjedhën Turke. GJithashtu sërish pajtimi ynë këtu është bërë i qartë për vazhdimin me shpejtësi në proceset e mëtutjeshëm në lidhje me Centralin e Energjisë Bërthamore Akkuyyu. Kam besimin se në periudhën në vazhdim do të rikuperojmë kohën e humbur”.

Presidenti Erdoğan dhe preisdenti Rus Vladimir Putin, kanë mbajtur një konferencë për media pas takimit në rezidencën Mabeyn në Stamboll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke vënë në dukje se do të vijojnë edhe për dy ditë takimet e mbajtura në kuadër të Kongresit të 23-të Botëror të Energjisë Ndërkombëtare Erdoğan pasi ka vënë theksin se me takimet mes ministrave dhe ekspertëve kongresi do të fitojë shumë risi të ndryshme tha se “Ministrat tanë po zhvillojnë dhe do të vazhdojnë bisedimet. Gjithashtu edhe ekspertët tanë në të njëjtën mënyrë do të vazhdojnë bisedimet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, ata kanë diksutuar kryesisht çështjet në interes të të dyja vendeve. “Krahas kësaj në këto bisedime janë përfshirë çështjet që përfshijnë të gjitha fushat si e marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe mbrojtjes si dhe për turizmin dhe atë kulturor. Me të vërtetë sot me presidentin (Putin) kemi kaluar një ditë të mbushur plotë nga pikëpamja e marrëdhënieve Turqi-Rusi”, tha presidenti turk.

Zhvillimet në rajon

“Në procesin e mëtutjeshëm do të zhvillojmë në një mënyrë shumë më ndryshe marrëdhëniet tonat që përfshijnë shumë fusha si ajo e mbrojtjes, politike, ekonomike, tregtare, turizëm, edhe kulturore”, tha presidenti Erdoğan duke vënë në dukje se ka besimin e plotë që procesi i normalizimit Turqi-Rusi do të vazhdojë me shpejtësi.

Erdoğan më tej tha se i ka dhënë udhëzimet ministrave të jashtëm në lidhje me Takimin e Këshillit të nivelit të Lartë Këshillimor ku në fund të vitit apo në fillim të vitit të ardhëm do të mbahen takime. Sipas tij, ka patur përshpejtime edhe për Komisionin e Përbashkët Ekonomik për të cilin ministrat përkatës do të zhvillojnë punimet në lidhje me këtë takim i cili është i rëndësishëm dhe që do të mbahet në Turqi.

“Sigurisht një temë tjetër shumë e ndjeshme; zhvillimet në rajon. Kemi patur mundësinë që të diskutojmë tërëshisht çështjen e Sirisë. Kemi folur për operacionin ‘Mburoja e Eufratit’. Dhe në lidhje me këto kemi bërë vlerësime se si mund të bashkëpunojmë për këto, kryesisht për zhvilimet në Halep se çfarë strategjie mund të zbatojmë për të dërguar ndihma atje dhe që njerëzit atje të jenë në paqe dhe të qetë. Në lidhje me këtë çështje kemi përcaktuar në mënyrë të ndërsjellë detyrat tona. Pasi të mblidhen së bashku në takime ministrat tonë të jashtëm, krerët e shtabeve dhe krerët e shërbimeve inteligjente do të arrihet në një pikë në lidhje me këtë çështje”, tha Erdoğan.

Putin: Jemi dakorduar që të sigurohet lirim i gazit natyror për Turqinë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, pas nënshkrimit të marrëveshjes për Rrjedhën Turke tha se kanë rënë dakord që të sigurohet lirim i gazit natyror për Turqinë.

“E patë memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar më parë. Gjithashtu në kuadër të kësaj marrëveshjeje, u dakorduam në lidhje me atë që të sigurohet lirim të gazit natyror për Turqinë në kuadër të zhvillimit të bashkëpunimit tonë në këtë fushë”, deklaroi Putin.

Putin i cili foli pas nënshkrimit të projektit të tubacionit të gazit natyror të Rrjedhës Turke me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, në konferencën për media i uroi miqtë turq për organizimin e suksesshëm të një ngjarjeje të madhe si Kongresi i 23-të Botëror i Energjisë.

Putin duke theksuar se në kuadër të bisedimeve të sotme kanë bërë shkëmbim të pikëpamjeve të çështjeve të shumta aktuale për të dyja vendet, tha se janë dakorduar që të bëhen përpjekje shtesë për të përfunduar procesin e normalizimit të plotë në marrëdhëniet bilaterale.

Ai duke treguar se qeveria ruse sot ka marrë një vendim, kujtoi që kanë rihapur importimin e disa artikujve të cilat eksportoheshin nga Turqia dhe kishte kufizim për to. Putin tha se prodhimet bujqësore tashmë i kanë hapur për në tregun rus dhe se me importimin e këtyre artikujve nga Turqia në Rusi do të ketë rënie të çmimeve në vendin e vet.

Sipas tij, importimi do të thotë hapja e tregut rus për partnerët turq. Putin theksoi se vëllimi i eksporteve të këtyre produkteve në vitin 2015 ka qenë rreth 500 milionë dollarë.

Putin gjithashtu tha se në mbledhje kanë marrë vendim të rëndësishme. “U dakorduam për të përfunduar normalizimin e plotë të marrëdhënieve tona bilaterale. Në ditët e ardhshme këtë do ta ndjekë Komisioni i Përbashkët Ekonomik. Rusia është e interesuar në këtë punim”, tha ai.

Presidenti Putin në takimin e tij me presidentin Erdoğan veçanërisht kanë trajtuar bashkëpunimin në fushën e energjisë, tha se në këtë pikë kanë biseduar që punimet në projektin e madh Centrali Bërthamor Akkuyu të vazhdojnë.

Ai tha se ky projekt për Turqinë nuk do të thotë vetëm forcë e re bërthamore. “Në të nj[ëjtën kohë, në Turqi do të lind degë e re industriale. Ky projekt mbulon trajnim të punonjësve dhe teknologjinë. Në Rusi më shumë se 200 të rinj studentë turq dhe të rinj të cilët në ditët në vijim do të bëhen ekspertë të energjisë bërthamore janë duke marrë edukim në institucionet përkatëse”, shtoi presidenti rus.

Ai gjitashtu foli mbi nënshkrimin e projektit të tubacionit të gazit natyror të Rrjedhës Turke mes Turqisë dhe Ruisisë. “E patë memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar më parë. Rrjedha Turke, tubacioni i ri i gazit natyror. Gjithashtu në kuadër të kësaj marrëveshjeje, kemi rënë dakord në lidhje me atë që të sigurohet lirim të gazit natyror për Turqinë në kuadër të zhvillimit të bashkëpunimit tonë në këtë fushë. Jemi duke përparuar me këto hapa në drejtim të qëllimit të presidentit turk që Turqia të bëhet qendër e energjisë”, tha Putin.-AA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?