Putin pezullon marrëveshjen me SHBA

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pezulloi një program bashkëpunimi, që kërkon nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të eleminojnë pjesë të rezervave të tyre me armë të plutoniumit.

Dekreti presidencial, i bërë publik të hënën, thotë se zbatimi i Marrëveshjes SHBA-Rusi për Menaxhimin dhe Posedimin e Plutoniumit duhet të vihet në pritje, për shkak të “veprimeve jomiqësore të Uashingtonit ndaj Rusisë”.

Marrëveshja, e nënshkruar në vitin 2000 pas disa vitesh negociata, është konsideruar si kulm i bashkëpunimit dypalësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHBA-ja dhe Rusia zotërojnë stoqet më të mëdha në botë të plutoniumit, i cili mund të përdoret për armë bërthamore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrëdhëniet SHBA-Rusi kanë rënë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, prejse Rusia ka aneksuar rajonin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?