Pyje në rrezik, ushtria në luftë me brumbujt

Në Gjermani ushtria ka dalë nga kazermat për të mposhtur brumbujt. Ky armik i vogël po shkatërron çdo ditë miliona metra kub pyje. Pas dy verërave të nxehta dhe të thata, ushtria po lufton edhe kundër kohës për të ndaluar zhvillimin e larvave duke prerë pemët e infektuara. Në pyjet e Brandenburgut dhe Saksonisë ushtria ka nisur të pres pemët e gjeneratës së tretë të infektuara për të shpëtuar ato të shëndetshme. Kjo kurë masive do të shmangte dyfishimin e humbjes së pemëve deri në fund të vitit.

Një katastrofë

Në Saksoni jane prerë 2.3 – 2.4 milion metra kub dru dhe që nga viti i kaluar janë dëmtuar mbi 5 milion metra kub, 3.9 shkaktuar nga stuhitë dhe 1.3 nga brumbujt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshimi i klimës

Swiss Digital Mobile Reklama

Infeksioni ka për shkak gjithashtu ndryshimin e klimës. Shirrat e rrëmbyeshëm në dimër, zjarret dhe thatësira e stërzgjatur kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes. Vitin e kaluar, zjarret dogjën një sipërfaqe pyjore ekuivalente me 3,300 fusha futbolli.

Pronarë privatë të pyjeve

Nga romantikët e shekullit XIX deri tek përrallat e vëllezërve Grimm, pyjet kanë qene një element kryesor i identitetit gjerman. Në një vend me 80 milion, mbi 2 milion njerëz janë zotërues të pyjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?