Qeveria gjermane miraton projektligjin kundër “turizmit social”

“Hiqet asistenca për ata që s’kanë punuar në vend”

Parlamenti gjerman do të diskutojë projektligjin kundër turizmit social që është miratuar nga qeveria e kancelares Merkel. Sipas këtij projektligji qytetarët europianë të cilët nuk kanë punuar asnjëherë në vend, nuk do të marrin më asistencë apo ndihmë sociale.

Qeveria gjermane ka miratuar projektligjin që kufizon të ahstuquajturin turizëm social. Në këtë mënyrë do të imponohet një periudhë 5 vjecare para se qytetarët e vendeve të tjera të Bashkimit Europian të mund të marrin asistencë për papunësinë si dhe ndihmë sociale në Gjermani pa punuar më parë në vend. Projektligji tashmë do të diskutohet në parlament ku dhe do të votohet nga koalicioni i gjerë i kancelares Angela Merkel e cila ka dhe mazhorancën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas të dhënave të agjencisë federale për punën këto ndihma sociale merren në Gjermani nga pothuajse 440 mijë persona të vendeve të tjera europiane. Më të shumtë në numër janë polakët – 92 mijë, të ndjekur nga italianët – 71 mijë, byllgarët 70 mijë, rumunët 57 mijë dhe grekët – 46 mijë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja gjermane e punës, socialdemokratja Andera Nahles e cila është dhe nismëtarja e këtij projektligji, u shpreh se ata të cilët nuk kanë punuar asnjëherë në Gjermani dhe mbështeten nga ndihma sociale duhet të marrin këtë asistencë në vendet e tuyre të lindjes.

Projektligji është bazuar dhe në vendimet e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian që i lejojnë Gjermanisë të refuzojë apo të reduktojë asistencën për të papunët dhe emigrantët e BE-së të cilët nuk përpiqen apo nuk bëjnë sa duhet për të gjetur një vend pune.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?