Raporti që mbahet i fshehur, Hillary Clinton krijuese e ISIS?

Në ditët e fundit ku Amerika do të votojë për Presidentin e ardhshëm, kandidatja e djathtë, Hillary Clinton, akuzohen pa pushim, ku ende nuk i dihet fundi i një historie me akuza të rënda.

Sikur mos të mjaftonin problemet me FBI-në dhe pasojat shkatërruese që ka pasur rinisja e hetimit në fushatën presidenciale, Hillary Clinton duket se ka marrë goditjen e cila vë në pikëpyetje fitoren e saj.

Barack Obama dhe Hillary Clinton janë themeluesit e ISIS. Ky është titulli i medias britanike, “Conservative Daily Post”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shkrim në fjalë, gazetari shkruan se është provuar që përmes emailve dhe dokumenteve të rrjedhura nga Wikileaks por që organet e medias liberale refuzojnë ta publikojnë atë, se Clinton ka krijuar ISIS-in.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetari australian Julian Assange ka bërë një punë investigative dhe si rezultat i saj ka zbuluar lidhjen e Hillary Clinton me ISIS. Ai thotë se, “Ne kemi prova se Hillary Clinton është e lidhur me ISIS.

Një email i rrjedhur mes Clinton dhe John Podesta tregon se:”inteligjenca perëndimore dhe burimet amerikane në rajon”akuzojnë Katarin dhe Arabinë Saudite për “sigurimin e mbështetjes klandestine financiare dhe logjistike për ISIS dhe grupe të tjera radikale sunite në Rajon”.

Duke cituar nevojën për “të përdorur asetet diplomatike dhe  tradicionale të inteligjencës”, Hillary argumentoi zhvillimet aktuale në Lindjen e Mesme si “të rëndësishme për SHBA-në, kjo për arsye që shpesh ndryshojnë nga vendi në vend”.

Në një kohë kur kandidantja për presidente e SHBA akuzon këto dy shtete si financuese të terrorizmit, një dokument tregon se donacionet më të mëdha për fushatën e saj vijnë pikërisht nga këto dy vende.

E-mail shton se kombi mirëpret fondacionin e Clinton, si sugjerime për investime në Haiti, veçanërisht në arsim dhe shëndetësi.

“Këto armë, të ofruara nga Hillary dhe Departamenti i saj shtetëror, filtroheshin nen emrin e Arabisë Saudite, Katarit, Libisë dhe kështu me radhë duke krijuar, furnizuar dhe forcuar grupet terroriste. Është kjo pikërisht se si u krijua ISIS. Por në vend të një sulmi ajror, Hillary dhe Obama vendosën të largoheshin nga ISIS.

Në këtë mënyrë është krijuar ISIS. Dhe në vend që Clinton dhe Obama ti sulmonin ata me bombardime nga ajri i lanë të qetë. Për një arsye të vetme, pasi kjo organizatë i krijoi atyre mundësinë për të fituar miliona dollarë.

Pse? Sepse ISIS ka qenë në Lindjen e Mesme dhe ka lejuar makinën e Obamës / Clinton për të bërë miliona nga këto vende në një cikël të përsëritur të shitjes së armëve. Atazgjedhin fitim personal mbi eliminimin e një grup terrorist.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?