FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Raporti zbulon të vërtetën mbi avionin e zhdukur “Boeing 777”

Pikëpyetjet e rrethuara mbi zhdukjen mistike të avionit malajzian me numër fluturimi “MH 370”, duket se pas 2 vitesh, po shkon drejt zbulimit të një vërtete.

Referuar një raporti të fundit, ekspertët, janë shprehur se avioni mund të ketë rënë në mënyrë të shpejtë e të pakontrolluar në oqeanin Indian. “Boeing 777” , me 239 persona në bord, u zhduk ndërsa po fluturonte nga Kuala Lumpuri në Pekin në mars të vitit 2014.

Byroja australiane për Sigurinë në Transport bëri të ditur se analizat e kryera te dy pjesë të rikuperuara të krahëve, kishin treguar se avioni ishte rrëzuar në oqeanin Indian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dhënat satelitore sugjerojnë një rënie me shpejtësi të lartë në rritje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri australian i Transporteve, Darren Chester, i cili po kryeson takimin në Canberra, tha se grupi do të rishikonte të gjitha të dhënat në dispozicion dhe analizat e lidhura me kërkimet. “Duke qenë se ende nuk e kemi gjetur avionin, teori e spekulime të ndryshme vazhdojnë të përvijohen”.

Deri më tani janë rikuperuar 20 pjesë, që janë identifikuar ose që besohet se i përkasin avionit të zhdukur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?