Rebelët pro rusë përgatiten për luftë, thirrje për evakuime masive

Situata po ndizet, dhe lufta mund të nis avash-avash. Udhëheqësit pro rusë në Donetsk e Lugansk u kanë bërë thirrje popullsisë të largohen sa më parë nga këto zona në drejtim të Rusisë, pasi sipas tyre, forcat e Ukrainës kanë rritur ndjeshëm sulmet.

“Kur armiku bombardon, jeta e dhe shëndeti i qytetarëve tanë mund të jetë në rrezik. Prandaj, nga sot, 18 shkurt, po organizohet një evakuim masiv i popullsisë drejt Rusisë”, ka thënë Denis Pushilin, lideri i prorusëve në Donetsk.

Lideri i prorusëve në Lugansk, Leonid Pasechnik, ka thënë se forcat ukrainase kanë planifikuar të kryejnë sulme në rajonin që ai pretendon se drejton dhe u ka kërkuar banorëve që të largohen në Rusi sa më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?